Ekzekutimi i Fatbardh Licit, Apeli lë në burg Safet e Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin


Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Safet Bajrin,Behar Bajrin e Astmer Bilalin, të cilët janë arrestuar lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

SPAK e akuzon treshen për grup të strukturuar kriminal dhe se vrasjen e Fatbardh Licit e kanë bërë për t’u hakmarrë për ekzekutimin e Boran Bërçanës dhë bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci më 15 korrik 2018.

Fatbardh Lici u qëllua me breshëri automatiku më 10 gusht 2018, teksa po pinte kafe në një lokal në lagjen Kiras të Shkodrës.