Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit, pasi i vodhi me dhunë çantën një gruaje në rrugë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ku shtetasi Ilir Biba, 44 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se i mori çantën një 54-vjeçareje.
Njoftimi:
Durrës
I vodhi me dhunë çantën, një shtetaseje, në rrugë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 54-vjeçareje, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit I. B., 44 vjeç, banues në Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Çanta e 54-vjeçares u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.