Konferenca më e madhe konservatore (CPAC) do zhvillohet në Shqipëri


Instituti Konservator Shqiptar dhe ai Amerikan në bashkëpunim me Partinë Demokratike do të organizojnë për herë të parë në Shqipëri konferencën më të madhe konservatore (CPAC).

Konferenca është me traditë mbi 50-vjeçare në SHBA ku vitet e fundit personazh kryesor ka qenë Presidenti Donald Trump.

Organizimin e kësaj konference e bëri me dije Nikola Kedhi një nga themeluesit e Institutit Konservator.

Kedhi e quan një hap të rëndësishëm për të djathtën shqiptare.

Instituti Konservator Shqiptar (Albanian Conservative Institute) dhe American Conservative Union (Unioni Konservator Amerikan), në bashkëpunim me Partinë Demokratike Shqiptare dhe kryetarin e saj Sali Berisha, sjellin për herë të parë në Shqipëri CPAC, konferencën më të madhe konservatore, një traditë 50+ vjeçare në Amerikë, ku vitet e fundit ka qenë personazh kryesor Presidenti Donald Trump dhe lëvizja e tij MAGA!

Si Partia Demokratike Shqiptare, ashtu edhe Instituti Konservator, qendra kryesore e mendimit te djathtë ne Shqipëri, që së bashku me Enri Çeno, Lindita Komani, Ted Kopliku dhe Gentian Trenova kemi themeluar e drejtojmë, tregojnë vazhdimisht se janë partnerët më të mirë të administratës Trump, republikanëve dhe konservatorëve amerikanë, si dhe natyrisht atyre europianë.

Një hap i rëndësishëm për të djathtën shqiptare dhe për forcimin e aleancës sonë me konservatorët perëndimorë!”-shkruan Kedhi.