Funksionarë të lartë të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime me qytetarët te 5 Maji, ku u prishën banesat për të ndërtuar Unazën e Madhe të Tiranës.
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj shpronësimeve të banorëve të 5 Majit, duke kritikuar Bashkinë e Tiranës për veprime të padrejta dhe dhunshme.
Ai thekson se PD do të mbështesë banorët dhe ka prezantuar një plan për të garantuar të drejtat e tyre.
Pikat kryesore të planit të PD janë:
Shpronësim të drejtë, sipas vlerës reale të tregut.
Bonus qiraje që do të përshtatet me tregun lokal.
Rishikimi i projektit për të shmangur prishjet e panevojshme.
Përshpejtimi i legalizimit për banesat e palegalizuara.
Përfshirja e banorëve në vendimmarrje.
Mbrojtja ligjore e pronës private dhe kompensimi i drejtë.
Këlliçi siguroi se PD është e angazhuar për të trajtuar banorët me dinjitet dhe drejtësi.