Dumani: 100 mijë euro për vrasjen e Dorjan Shkozës. Nervozohet Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam incizime


I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer sot njohjen me disa nga të arrestuarit në dosjen “Plumbi i Artë”. Në seancën në Gjykatën e Posaçme, ai u është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve të tjerë si dhe ka dhënë shpjegime mbi rrethanat, ngjarje e hollësi të ndryshme.

Ai ka treguar njohjen me Henrik Hoxhajn, i cili akuzohet si vrasës me pagesë, nëpërmjet Festim Qolit.

Dëshmia e tij çoi në zemërimin e Enver Divvës, i cili tha se e ka inçizuar Nuredinin ku premtonte hakmarje ndaj shokëve të Talo Çelës dhe takohej me gjyqtarë e deputetë, shkruan Shqiptarja.

“Henrik Hoxhajn e kam takuar në dhjetor 2019. Festim Qoli më ka folur për Henrikun kur kam dalë nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë nuk më kujtohet fiks. Jam arrestuar atëherë për vjedhjen e dy makinave në Tiranë. Për vrasjen e Elvis Dedës, Festim Qoli ka qenë në kërkim. Në takimin mes meje me Henrik Hoxhës në Tiranë, te “Hotel Diplomat”, kemi bërë muhabete për atentatin që do ndodhte. Të tre jemi takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. S’e kam bërë bisedën me Henrik Hoxhën në këtë takim sepse ai ishte tapë. Herën e dutë që u takuam unë dhe Festimi erdhëm në Tiranë në Bllok, aty ku jetonte Henriku.

Shkuam te hotel Diplomat dhe qëndruam 1 orë, 30 ose 40 minuta. Shkuam te një dyqan pas Tajvanit ku shiteshin telefona të enkriptuar. I dhashë 5 mijë euro Henrikut për telefonin. Unë kisha telefon të enkriptuar me kod Covid19. Më tha do vish do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës në Durrës. Personi tjetër ishte Eljo Bitri. E kisha vënë në dijeni Henrikun. Elios i premtova 35 mijë euro. Të përfshirë në këtë vrasje ishim unë, Klevis Alla dhe Asllan Plaku. Alla ishte informator. Klevis Alla ditën e ngjarjes ka ardhur te shtëpia ime disa herë, ishte koh Covidi.” – rrëfeu Dumani në seancë.

Ndërkohë i pandehuri Enver Diva tha se ka filmime me Dumanin dhe ka prova se gjyqtarë e deputetë e kanë takuar Nuredin Dumanin.

“Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur për të takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim.” – tha Diva.