Anglia e nis mbarë, likuidon lehtësisht Shqipërinë


Anglia ka mposhtur lehtësisht Shqipërinë në Londër 2-0 në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026.

Kombëtarja e “3 Luanëve” e dominoi gjithë ndeshjen duke shënuar nga një gol për çdo pjesë me Lewis-Skelly në minutën e 20’ dhe Kane në minutën 77’.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Letonia mundi modestët e Andorrës 1-0. Në grup përveç katër ekipeve që luajtën mbrëmjen e sotme bën pjesë edhe Serbia që ishte pushim.

Ekipi i parë në grup kualifikohet automatikisht në Botëror ndërsa ekipi që renditet në vendin e dytë fiton të drejtën për të shkuar në fazën tjetër kualifikuese prej nga ku mund të fitojë të drejtën për të shkuar në Botëror.