Basha thirrje shqiptarëve: Më 11 maj na votoni për ndryshimin e vërtetë


Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë partinë e tij për një ndryshim të vërtetë për vendin dhe jo thjesht rotacion.

Teksa iu referua raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë gjatë vitit 2024, Basha tha se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin e vendit.

“Më 11 maj jo thjesht rotacion, më 11 maj jo riciklim, më 11 maj ndryshim i vërtetë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne të gjithë e dimë dhe sot Departamenti Amerikan i Shtetit, i administratës së presidentit Trump, pati rastin të na e rikujtojë zyrtarisht se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe për reputacionin tonë ndërkombëtar. Nuk ka pengesë më të madhe për zhvillimin tonë se korrupsioni. Koalicioni Euroatlantik, Shqipëria nuk ka mik më të mirë se SHBA-të dhe rrugëtimi ynë përpara mund dhe do të bëhet vetëm krah aleatëve tanë strategjikë.” – theksoi ai.