Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK


Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka respektuar vendimin e GJKKO-së për detyrim paraqitje për çështjen nën hetim ndaj saj dhe bashkëshortit nga SPAK-u.

Ditën e sotme ajo është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Xoxa ka qenë nën shoqërimin e avokatit të saj dhe Veliajt, Maks Haxhia.