Presidenti Erdogan paralajmëroi të premten se Turqia nuk do tolerojë dhunën në rrugë ose përçarjet publike pasi ndalimi i kryetarit të bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu shkaktoi disa nga shfaqjet më të mëdha të mosbindjes civile në më shumë se një dekadë, shkruan Reuters.
“Ne nuk do pranojmë prishjen e rendit publik. Ashtu siç nuk jemi dorëzuar kurrë para terrorizmit të rrugës, ne nuk do t’i dorëzohemi vandalizmit,” tha Erdogan në kryeqytetin Ankara.
Paralajmërimi erdhi pasi mijëra njerëz protestuan për dy ditë në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera, duke përfshirë kampuset universitare, që çuan në përleshje. Policia përdori makina ujëhedhëse për të shpërndarë disa turma dhe ka mbyllur rrugët.
Më shumë demonstrata janë planifikuar më vonë të premten dhe tensionet mund të rriten në fundjavë kur një gjykatë pritet të vendosë për të arrestuar zyrtarisht Imamoglun, rivalin kryesor politik të Erdoganit. Imamoglu, 54 vjeç, u arrestua të mërkurën pasi akuzohet për korrupsion dhe ndihmë ndaj një grupi terrorist. Partia e tij Republikane Popullore (CHP), e dënoi masën si të motivuar politikisht dhe u kërkoi mbështetësve të demonstrojnë ligjërisht.
Udhëheqësit evropianë e kanë quajtur ndalimin një shenjë të prapambetjes demokratike në Turqi.
Erdogan tha se ishte “një rrugë qorre” për të dalë në rrugë duke protestuar.