Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë 1.3 milionë euro fonde publike për partitë politike që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Partia Socialiste, si forca kryesore në vend, do të përfitojë mbi 65 milionë lekë të reja, ndërsa Partia Demokratike, si opozita kryesore, do të marrë 44.8 milionë lekë. Fondet e mbetura do të ndahen mes Partisë së Lirisë me 9 milionë lekë, Partisë Socialdemokrate me 3 milionë lekë, Partisë Republikane me 2.6 milionë lekë dhe PDIU me 1.7 milionë lekë.
Sipas vendimit të KQZ-së, fondet janë ndarë në bazë të përfaqësimit parlamentar të partive:
Ky financim synon të mbështesë partitë gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa gara politike për zgjedhjet e 11 majit tashmë po i drejtohet një faze të rëndësishme.
Ndërkaq, në zgjedhjet e vitit 2021, partitë që garojnë këtë vit kanë marrë rezultatet si më poshtë:
Në zgjedhjet e 11 majit do të garojnë 53 parti në total, me disa prej tyre që janë pjesëmarrëse për herë të parë. Partitë që marrin pjesë renditen si më poshtë:
53 partitë politike që marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit
- “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK)
2. “Partia Lëvizja e Legalitetit” (PLL)
3. “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë” (PKD)
4. “Partia Kombëtare Konservatore Albania” (PKKA)
5. “Partia Demokratike” (PD ose PDSH)
6. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” (ADK)
7. Partia “Balli Kombëtar Demokrat” (PBKD)
8. “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar” (PBD)
9. “Partia Unitetit Kombëtar” (PUK)
10. “Partia Balli Kombëtar” (P.B.K)
11. “Partia e Lirisë” (PL)
12. “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
13. “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut” (PBDNJ)
14. Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian” (A.M.I.E)
15. Partia Lëvizja “Atdheu” (LA)
16. Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare” (L.D.K)
17. Partia “Drejtësia Shoqërore” (PDSHSH)
18. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë” (P.A.A)
19. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë” (P.M.D.P.SH)
20. “Partia Ora e Shqipërisë” (P.O.SH)
21. Partia “Nisma Thurje” (Nisma)
22. Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” (MEGA)
23. Partia Lëvizja Bashkë (Bashkë)
24. “Partia Emigracioni Shqiptar” (P.E.SH)
25. Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB)
26. Partia “Mundësia” (MUNDËSIA)
27. “Partia Komuniste e Shqipërisë” (PKSH)
28. Partia “Bashkimi Liberal Demokrat” (BLD)
29. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve” (P.M.D.E)
30. Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”P.D.I.U)
31. “Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim” (P.L.D.N)
32. Partia Djathtas 1912” Djathtas 1912”
33. Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA)
34. Partia Republikane Shqiptare (PR)
35. “Partia Socialdemokrate” (PSD)
36. Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare” (LDPSH)
37. Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar’(LZHK)
38. Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar” (PPAK)
39. Partia “Fryma e Re Demokratike” (FRD)
40. Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare” (AKSH)
41. Partia “Fronti i Majtë”
42. Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare” (P.R.V.SH)
43. Partia “Aleanca Demokracia e Re” (ADR)
44. Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare” (AD)
45. “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë” (PEISH)
46. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare” (PRDSH)
47. Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare” (AAK)
48. Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet” ADS
49. “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” (PBPPSH)
50. “Partia Aleanca Socialiste Shqipëtare” (PASSH)
51. “Partia Ardhmërija Shqiptare” (PASH)
52. Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane “(ABDE)
53. Partia “Aleanca Europiane Ekologjike” (AEE)