Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Bashkinë e Tiranës, ku Sara Goxhaj dhe Alban Dokushit u shkarkuan nga kryetarja e deleguar e bashkisë Anuela Ristani.
Berisha u shpreh se Ristani është një njeri pa asnjë autoritet nga Këshilli Bashkiak dhe veprimet e saj vijnë pasi ajo ka marrë në dorë bashkinë për llogari të kryeministrit Edi Rama.
“Një njeri pa asnjë autoritet, pa asnjë lloj autoriteti nga këshilli bashkiak, e emëruar në kundërshtim me ligjet nga Edi Rama merr në dorë bashkinë për llogari të Ramës”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë se më herët, kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar sot nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.