Në një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e fitores së PS në zgjedhjet e 11 majit, duke lidhur rezultatin me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai theksoi se ky është një moment kyç për Shqipërinë, pasi mundësia e anëtarësimit mund të shuhet nëse ka lëkundje në vullnetin politik të popullit shqiptar.
Rama vuri në dukje se, edhe pse qasja e BE për zgjerimin është përmirësuar, asgjë nuk është e sigurt dhe derën për anëtarësim mund ta shohim të mbyllet sërish për shkak të faktorëve të jashtëm.
“Siç ka ndryshuar pozitivisht qasja e BE për zgjerimin mund të ndryshojë edhe negativisht. Ata mund të fillojnë sërish atë historinë “business as usual”.
Në këtë moment dera është e hapur dhe ne duhet të shpejtojmë për t’u futur para se të mbyllet prapë. Ne nuk e dimë si do jetë impakti i mbylljes së luftës në Ukrainë.
Ne jemi forca e vetme sot që mund ta çojë përpara këtë proces. Mund të ketë 1000 gjëra që mund të mos i pëlqehen, por kjo parti është në vendin dhe kohën e duhur dhe nuk lëviz dot.
Ka rëndësi a shprehet vullneti i popullit në mënyrë të fuqishme apo krijohet një lëkundje. Një lëkundje na prish gjithë procesin e negociatave.
Shpresa ime është që në 12 dhe 13 maj do të bëjmë numërimin e votave dhe ata që merren me negociatat me BE nuk do të kenë asnjë lloj shqetësimi”, tha Rama.
Që nga liria individuale, tek barazia para ligjit që është gjëja më e rëndësishme dhe mund të garantohet vetëm duke u futur ne BE.
Ne jemi për reformën në drejtësi, pavarësisht problematikave dhe lajthitjeve të herëpashershme, por ne e kemi të ndarë këtë punë që ia kemi dhënë këtë shpatën që në histori e ka pas drejtësia, por në Shqipëri që nga 1912 e ka pasur qeveria”, tha Rama.