Kryeministri Rama tha sot se vetë është martuar disa herë dhe se tani ka ardhur koha që Shqipëria të martohet në BE.
Gjatë një takimi me strukturat në Tiranë ai tha martesa e duhur është shpëtim.
“Kanë vajtur emigrantë në Greqi: duam letrat, duam letrat. Grekët ia japin me pikatore. Jep votën, futu në BE, rri në Greqi dhe i thua kam të njëjtën pasaportë. A ju kujtohet kur ra COVID? Ata më shkruanin mua: shiko grekun, greku po jep bonus, greku po jep këtë”. Çfarë jepte greku? Nuk i jepte greku ato, ato i jepte BE ekstra, se kur ndodh një krizë siç ndodhi Covid, BE hap thesin dhe ia shpërndan të gjithëve se është familje. Ne rrimë në telefon duke u lutur për avionë për të shuar zjarrin, BE ka të gjithë rrjetin e avionëve dhe kur je në BE ke ti pjesën tënde, etj. Tani kjo është krushqia më e bukur që na ka rënë ne. Ky është fati që na ka rënë në derë. Kemi bërë krushqi me lloj – lloj çudirash. Gjithmonë nga Lindja, nga Lindja. Tani ka ardhur koha ta mbyllim këtë fejesën e gjatë. Mbetëm të fejuar. Jo unë, se unë jam martuar disa herë. Dhe e di shumë mirë, martesa e duhur është shpëtim. Mua më mori ca kohë, por shpëtova. Tani duhet të shpëtojmë Shqipërinë, të bëjmë martesën e duhur. Nusen më të bukur ta fusim në familjen më të fortë.” – tha Rama.