Rama në Durrës: Zgjedhjet e 11 Majit kanë rëndësi gjeopolitike


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ku theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, duke i konsideruar ato si një moment me peshë të veçantë gjeopolitike për Shqipërinë.

Sipas Ramës, zgjedhjet e këtij viti janë të ndryshme nga të mëparshmet, për shkak të ndikimit të tyre në të ardhmen e vendit.

“Zgjedhjet e 11 majit kanë një komponent ndryshe nga të tjerat.

Ato kanë një komponent gjeopolitik që, besoj unë, zgjedhjet e kanë pasur vetëm në fillimet e transformimit demokratik pas rënies së komunizmit në 1991 kur shqiptarët morën një vendim për të vulosur përfundimisht ndarjen me një kohë dhe sistem tjetër duke përqafuar një sistem të ri vlerash”, tha Rama.