Raporti i DASH për 2024-ën: Pastrimi i parave të krimit mbetet problem në Shqipëri, SPAK akuzoi ish-kryeministrin Berisha


Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi pastrimin e parave dhe strategjinë për kontrollin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Raporti vlerëson punën e SPAK-ut ndërsa thekson dobësitë e dsia institucioneve sidomos për sa i përket pastrimit të parave dhe kontrabandës së drogës.

“Shqipëria heton dhe kallëzon korrupsionin në nivele të larta ndërsa autoritetet kanë rritur numri e policëve për korrupsion ose shkelje të tjera. Korrupsioni, krimi i organizuar, boshllëqet në kuadrin ligjor dhe rregullator dhe pengesat në komunikimin ndërinstitucional e bëjnë Shqipërinë të pambrojtur ndaj pastrimit të parave. Organizatat kriminale shqiotare bashkëpunojnë me homologët në Evropë dhe Amerikën e Jugut dhe trafiku i narkotikëve dhe krimi i organizuar janë burimet kryesore të fondeve të pastruara. Pavarësisht trajnimit dhe teknologjisë së pamjaftueshme dhe mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional, ekipet hetimore me partnerë ndërkombëtarë po çmontojnë krimin e organizuar transnacional. Reformat gjyqësore të mbështetura nga donatorët ndërkombëtarë kanë përmirësuar gjendjen e Shqipërisë.” – thuhet në raport.

Raporti i DASH vëren me tej se shumica e pastrimit të parave në vend janë të lidhura me trafikun e drogës dhe atë të qenive njerëzore, evazionit fiskal e kontrabandës.

Më tej raporti thekson gjithashtu se ekonomia shqiptare mbështetet në paratë dorazi, ndërsa vendi ka kontroll të dobët të kufirit dhe doganës. Tjetër shqetësim që ngrihet në raport është rilejimi i basteve, të cilat mund të ndihmojnë në pastrimin e parave.

“Shumica e pastrimit të parave në Shqipëri janë të lidhura me trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore, mashtrimit me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabanda. Ekonomia e Shqipërisë e bazuar kryesisht në para të gatshme, ka kontrolle të dobëta kufitare dhe zbatimi të dobët doganor që lehtësojnë tregun të zi për kontrabandat e mallrave. Remitancat dhe investimet nga jashtë ndonjëherë errësojnë burimet e fondeve. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimin e biznesit. Më 15 shkurt 2024, parlamenti legalizoi bastet sportive, duke përmbysur ndalimin e vitin 2018. Ligji i ri, i cili ka hyrë në fuqi më 27 mars 2024, legalizon vetëm bastet sportive online dhe do të japë 10 licenca për kompanitë e themeluara. Ligji i ri ngre shqetësime se mbikëqyrja e dobët mund të lejojë krimin e organizuar të depërtojë në këtë aktivitet.” – vijon raporti.

Në kapitullin mbi punën e SPAK-ut, raporti thekson se prokuroria ka rritur numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrim  parash si dhe konfiskimet.

Raporti vëren se SPAK akuzoi ish-kryeministrin Berisha të shpallur non-grata për korrupsion e pastrim parash.

“SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrim parash dhe kreu hetime paralele financiare dhe pasurore kur dyshohej për pasuri të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë 43 milionë dollarë dhe në vitin 2024, vijuan arrestimet dhe konfiskimet e aseteve të ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin, e përcaktuar non grata Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin.” – thotë raporti i DASH.

DASH – RAPORTI PER PASTRIMN E PARAVE