Xhamia e Shupenzës përfshihet nga flakët


Një zjarr ka përfshirë Xhaminë e Shupenzës në orët e para të mëngjesit, menjëherë pas përfundimit të faljes. Zjarrfikësja e Bulqizës ndërhyri në vendngjarje, por nuk arriti të neutralizojë flakët në kohë.

Edhe policia mbërriti menjëherë dhe ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit. Dyshimet paraprake tregojnë se një defekt në rrjetin elektrik mund të ketë shkaktuar zjarrin.