Nga: Irena Beqiraj
Në listat e deputetëve kishte edhe gazetarë e opinionistë deri dje “të lirë” nga bindjet politike .
Kjo më kujtoi reflektimin e titanit të letërsisë botërore Leo Tolstoy në kujtimet e tij të krizës emocionale të vitit 1879, “A Confession” .
Në kërkimin intenlektual të së vërtetës ai rrëfen me vetëdije të hollë dhe keqardhje rrënqethëse ditët e tij të hershme si shkrimtar një kohë gjatë së cilës ai ishte verbuar nga premtimi i shkëlqyeshëm i famës dhe parasë:
“Gjatë asaj kohe fillova të shkruaj nga kotësia, lakmia dhe krenaria. Në jetën time bëra të njëjtën gjë si në shkrimet e mia. Fama dhe paraja i dhanë kuptim shkrimeve dhe jetës time! Dhe unë ia dola të lavdërohesha për këtë. Unë konsiderohesha një artist dhe poet i admirueshëm, dhe për këtë arsye ishte shumë e natyrshme për mua të adoptoja këtë teori.
Megjithëse shkruajta pa e ditur vetë se çfarë. Për këtë më paguan para; Kisha ushqim, akomodim, gra dhe shoqëri të shkëlqyer; kisha famë, gjë që tregonte se ajo që po shkruaja ishte shumë e mirë.
Vetëbesimi ishte feja ime, dhe unë isha një nga priftërinjtë e saj. Të ishe prift i saj ishte shumë e këndshme dhe fitimprurëse. Jetova një kohë të konsiderueshme në këtë besim, pa e dyshuar në vlefshmërinë e tij.
…
Atëherë të gjithë ishim të bindur se ishte e nevojshme që ne të flisnim, të shkruanim dhe të shtypnim sa më shpejt dhe sa më shumë që të ishte e mundur, dhe se e gjithë kjo kërkohej për të mirën e njerëzimit, por pa e vënë re se nuk dinim asgjë, për pyetjet më të thjeshta të jetës si: Çfarë është e mira dhe çfarë e keqja? Ne nuk dinim si të përgjigjeshim, të gjithë flisnim në të njëjtën kohë, duke mos dëgjuar njëri-tjetrin, ndonjëherë duke e lavdëruar njëri-tjetrin ndonjëherë duke u zemëruar me njëri-tjetrin – ashtu si në një çmendinë.
…
Kur nisa të dyshoja, fillova të vëzhgoja më me vëmendje priftërinjtë e fesë ku besoja , dhe u binda se pothuajse të gjithë priftërinjtë e saj, ishin të pamoralshëm dhe në pjesën më të madhe njerëz me karakter të keq e të pavlerë, shumë më të ulët se ata që kisha takuar në jetën time të më mëparshme të shkaktëruar ushtarake. “Prifërinjtë” që njoha ishin të sigurt dhe të vetëkënaqur e konsideronin veten mjaft të shenjtë edhe pse nuk e dinin se çfarë është shenjtëria. U revoltova me veten time dhe e kuptova se ai besim ishte një mashtrim.
Por e çuditshme të them, megjithëse e kuptova këtë mashtrim dhe e hoqa dorë nga ai, nuk hoqa dorë nga grada që më dhanë këta njerëz: gradën artist, poet dhe mësues”.
Mos ndoshta është kjo arsyeja që pavarësisht moshës ne kemi kaq shumë gazetarë /e ” të lirë/ lira”?