Në Tiranë mbahet Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste.
Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues të lartë të Internacionales Socialiste dhe partive simotra europiane, me fokus të veçantë mbi vizionin PS2030.
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama tha se është koha e duhur dhe shansi e mundësia që Shqipëria ka për të hyrë në BE.
“Yjet janë në drejtimin e duhur. Yjet tanë dhe yjet e BE-së.”- tha ai.
Rama thotë e cilësoi si revolucionare atë që po ndodh në Shqipëri, ku njerëz të fuqishëm japin llogari para ligjit.
Megjithatë, shtoi ai, nuk pikëpamja njerëzore nuk është mirë kur shikon njerëz që i njeh me kohë që të dalin para drejtësisë.
“Po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për barazinë para ligjit. Është e dhimbshme që për herë të parë në historinë tonë të shtetit që në 1912, kur shpallëm pavarësinë, shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me shtetin politik, qeveri a në opozitë, që japin llogari para prokurorëve të pavarur. Nuk mund t’jua fsheh që në pikëpamjen njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh për një kohë të gjatë që çohen përpara drejtësisë për t’u përgjigjur për gjëra të ndryshme. Dhe duke qenë se janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre. Ajo që është e re në Shqipëri, dhe mjaft revolucionare, është që kemi pastruar procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe kemi dorëzuar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv te pushteti gjyqësor. Natyrisht që kjo po ndihmon shumë. Nuk ka aspak dyshim siç po ndihmon.”, u shpreh kryeministri.