Ndodh në Tiranë – Mediat e majta janë entuziaste pse SHBA ndëshkoi të besuarën e George Soros


Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner.

Në vitin 2014 ajo intensifikoi kontaktet me George Soros në disa takime të nivelit të lartë. De Kirchner u akuzua se po bënte lojën e një spekulanti ndërkombëtar në raport me problemin madhor të borxhit argjentinas.

Cristina Fernández de Kirchner është një politikane e majtë, e krahut progresivo-liberal, dhe armike e betuar e Javier Gerardo Mileit, i cili është presidenti aktual i Argjentinës dhe zyrtari i parë që Trump takoi pasi u zgjodh president, takim ky i raportuar më herët nga AP.

Kujtojmë se Javier Milei konsiderohet politikani më pro-Trump në glob. Trump është një idhull për të dhe një model që ai ndjek.

Por deri këtu jemi në normalitet, fundja, këto janë zhvillime të pritshme. Çudia ndodhi në Tiranë.

Sot, në mediat proqeveritare u propogandua ideja se për Berishën po zbehen shpresat për heqjen e Non-Gratës, sepse Departamenti i Shtetit ka vendosur të vijojë të sanksionojë me Non-Grata politikanë të tjerë në vende të ndryshme të globit, përfshirë politikanen në fjalë, të lidhur me George Sorosin!

Kjo do të ishte njësoj sikur javës tjetër, miku tjetër i George Soros, zoti Edi Rama, të shpallej Non-Grata, ndërsa mediat në Tiranë të raportonin lajme që do të hapeshin me tituj të tillë si:

“Shuhen shpresat për Berishën, SHBA-ja shpall non grata dhe një tjetër politikan.”

Si ta bëjmë të ketë kuptim?