Aeroporti i Heathrow-it ka njoftuar se fluturimet janë rifilluar pas ndërprerjes së djeshme të energjisë dhe se aeroporti tani është plotësisht operacional.
Në një deklaratë, aeroporti konfirmoi se qindra punonjës shtesë janë angazhuar për të ndihmuar në zhbllokimin e fluturimeve të vonuara, përcjell The Guardian.
Deklarata e aeroportit:
“Mund të konfirmojmë se Heathrow është i hapur dhe plotësisht operacional sot. Ekipet në të gjithë aeroportin po bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur pasagjerët e prekur nga ndërprerja e djeshme e energjisë në një nënstacion jashtë aeroportit.
Kemi qindra kolegë shtesë të pranishëm në terminalet tona dhe kemi shtuar fluturime në programin e sotëm për të lehtësuar udhëtimin e 10,000 pasagjerëve shtesë përmes aeroportit.
Pasagjerët që udhëtojnë sot duhet të kontrollojnë me linjën e tyre ajrore për informacionin më të fundit rreth fluturimit të tyre.”