Sot Dita e Sulltan Nevruzit, presidenti Begaj uron besimtarët bektashinj


Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për ditën e Novruzit, një ditë e konsideruar nga ta si më e bekuara e vitit, pasi shënon nisjen e Pranverës dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut.

“Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari!”, shprehet Presidenti Begaj në urimin për Sulltan Nevruzit.