Berisha ftesë diasporës: Pesë vitet e para do të jeni pa taksa


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar shqiptarët e diasporës që të investojnë në Shqipëri pas zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë një takimi me shqiptarët në Napoli, ai u shpreh se vendi ynë do të ketë klimën më të favorshme për investime, si nga të huajt ashtu edhe nga bashkëkombësit që jetojnë jashtë vendit.

“5 vite pa asnjë taksë për të gjitha ata nga ju që do të vendosni të ktheheni në Shqipëri dhe të investoni atje.
Shqipëria do të ketë klimën më të favorshme ndaj biznesit.

Taksa 10 përqind që është taksa e drejtësisë do të jeta e vetme në Shqipëri.

Energjia do të jetë më e lirë se kudo në Europë. Shqipëria do të jetë vendi më tërheqës për investimet e huaja dhe të shqiptarëve”, tha ai.