Berisha: Projekti i PD më i bukuri që Shqipëria ka pasur ndonjëherë


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me shqiptarët në Napoli, ka deklaruar se projekti i PD është më i bukuri dhe më madhështori që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

Ai theksoi se ky projekt është hartuar gjatë 333 ditëve që ai kaloi në arrest shtëpie, të cilat sipas tij, u imponuan nga mafia e George Soros dhe Edi Rama.

Berisha e krahasoi projektin e PD me një pikturë të Ibrahim Kodrës, duke e quajtur atë “Shqipëria fantastike”.

Ai shtoi se ky projekt është shumë afër dhe real, duke thënë se është në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve kudo që ata janë.

Berisha: Projekti i PD është më madhështori, më i bukur më fantastik që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Kushdo ka patur fatin të shoh një pikturë të Ibrahim Kodrës, ai e quan atë Shqipëria fantastike.

Ky projekt u hartua gjatë  333 ditëve në arrest shtëpie, që mafia George Soros dhe Edi Rama ia rezervuan Sali Berishës.

Ky projekt është aq i afërt, aq real, është në mendjen dhe zemrat tuaja, të mbarë shqiptarëve kudo që janë.

Ky projekt fillon me dhembshurinë ndaj atyre që janë në nevojë, që numërojnë kafshatën në Shqipëri, që nuk marrin dot ilaçet, që në spitale nuk mjekohen dot.