Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili ndodhet në burg nën akuzën për korrupsion, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka folur për pjesëmarrjen rekord në zgjedhjet paraprake, duke theksuar se populli do t’i japë një shuplakë të paharruar qeverisë së Erdoganit.
Postimi:
Dëshiroj të ndaj me ju një lajm nga burgu i Silivrit që më gëzon shumë.
Pati një nivel rekord të pjesëmarrjes në zgjedhjet paraprake presidenciale të Partisë sonë Republikane Popullore.
15 milionë qytetarë tanë votuan. Dhjetëra miliona njerëz në këtë vend, të cilët po vuajnë nga shtypja e qeverisë, nga ekonomia e rrënuar, nga paaftësia dhe paligjshmëria, u vërsulën drejt kutive të votimit.
Ato i thanë Erdoganit: “Mjaft është mjaft”.
U dërgoj përshëndetjet e mia miliona njerëzve që bërtasin sonte në Saraçhane dhe në sheshet e vendit tim.
Ajo kuti do të vijë, kombi do t’i japë kësaj qeverie një shuplakë të paharruar.
Silivri Cezaevi’nden beni çok mutlu eden bir haberi sizlerle paylaşmak istiyorum.
Cumhuriyet Halk Partimizin Cumhurbaşkanlığı önseçiminde rekor düzeyde bir katılım gerçekleşti.
15 milyon vatandaşımız oy kullandı. İktidarın zulmünden, tarumar edilen ekonomiden,…
— Ekrem İmamoğlu (@ekrem_imamoglu) March 23, 2025