Hamilton skualifikohet nga Çmimi i Madh i Kinës për shkelje teknike


Lewis Hamilton është skualifikuar nga Çmimi i Madh i Kinës pas zbulimit të një shkeljeje teknike në makinën e tij Ferrari. Një nga blloqet e rrëshqitjes në makinën e tij rezultoi më i hollë se trashësia e kërkuar gjatë kontrolleve pas garës.

Për të njëjtën arsye, edhe shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc, si dhe Pierre Gasly i Alpine, u skualifikuan pasi makinat e tyre u konsideruan nën peshë.

Si pasojë, Hamilton humbet vendin e gjashtë në garën kryesore, vetëm një ditë pas fitores së tij në garën sprint në Shanghai – fitorja e parë për ekipin e tij të ri.

Në një deklaratë, Ferrari sqaroi se nuk kishte asnjë qëllim për të fituar avantazh në mënyrë të padrejtë. Skuadra shpjegoi se konsumimi i madh i gomave të Leclerc për shkak të strategjisë së tij me një ndalesë kishte ndikuar në peshën e makinës, ndërsa në rastin e Hamiltonit, ata kishin bërë një vlerësim të gabuar të konsumit të rrëshqitjes.

“Ne do të mësojmë nga kjo dhe do të sigurohemi që të mos përsërisim të njëjtat gabime,” thuhet në deklaratën e Ferrarit.

Leclerc përfundoi fillimisht në vendin e pestë, ndërsa Gasly në të 11-in, por skualifikimi i tyre ka ndryshuar renditjen përfundimtare të garës.

Blloqet e rrëshqitjes në makinat e Formula 1 janë vendosur për të garantuar një lartësi minimale të makinës nga pista dhe për të parandaluar lëvizjen shumë afër tokës./BBC