I dënuar për arratisje dhe i akuzuar për trafik droge, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë


Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Two”, duke arrestuar 28-vjeçarin M. Zh., i shpallur më herët në kërkim.

I riu u kap në rrugën “Ali Demi” dhe rezulton i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu, ai është nën masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. 

Njoftimi:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1 operacioni policor i koduar “Two”.

Kapet dhe ndalohet një 28-vjeçar, me 2 masa sigurie të vendosura nga Gjykata e Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e marrë falë inteligjencës policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Two” si rezultat i të cilit në rrugën “Ali Demi” u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Zh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.