I vihet tritol makinës në Fushë Krujë


Një sasi lënde shpërthyese i është vënë një makine në Fushë Krujë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas policisë, makinës tip “Opel Corsa” në pronësi të E.K. i është vënë lënda shpërthyese në rrugën “Vrana Konti”rreth orës 3 të mëngjesit dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes/” – thuhet në njoftimin e policisë.