Izraeli godet Gazën jugore, shkon në 50,000 numri i viktimave


Sulmet ajrore izraelite në jug të Rripit të Gazës gjatë natës së së dielës lanë të paktën 26 viktima palestineze, mes tyre gra, fëmijë dhe një udhëheqës politik të Hamasit.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka dërguar trupa tokësore në një pjesë të qytetit jugor të Rafahut, ndërsa mijëra palestinezë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, duke iu bindur urdhrave të reja për evakuim.

Palestinezët e zhvendosur nga Rafahu, të cilët po largohen mes përshkallëzimit të operacioneve ushtarake izraelite pas ofensivës së ripërtërirë, kanë mbërritur në Khan Younis të dielën, më 23 mars 2025.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se numri i palestinezëve të vrarë që nga shpërthimi i konfliktit Izrael-Hamas ka kaluar tashmë 50,000. Kjo shifër vjen pas përfundimit të armëpushimit nga Izraeli javën e kaluar, i ndjekur nga një valë sulmesh ajrore që lanë qindra viktima.

Izraeli ka vijuar goditjet duke synuar, sipas tij, objektiva militantësh dhe ka nisur inkursione tokësore edhe në veri të Gazës.

Ndërkohë, mijëra palestinezë të zhvendosur kanë vijuar të largohen nga Rafahu për shkak të ofensivës së ripërtërirë të Izraelit, duke mbërritur në Khan Younis të dielën, më 23 mars 2025./AP