Makina del nga rruga, humb jetën 33-vjeçari në Berat


Një 33-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti në rrugën Berat-Dimal pranë fshatit Otllak.

Viktima me iniciale L.Ll. ka qenë bashkëudhëtar në makinën e drejtuar nga 34-vjeçari me iniciale G.Sh. i cili ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

“Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.