Moti i pafavorshëm, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve Durrës-Bari, Vlorë-Brindizi e anasjellteas


Lundrimi i trageteve dhe anijeve transportuese nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas dhe nga Vlora drejt Brindizit në Itali dhe anasjelltas është pezulluar deri të hënën. Shkak për këtë janë kushtet e pafavorshme në det.

Sipas njoftimit, pritet që ato të përmirësohen pas orës 10 të mbrëmjes të së hënës.

“Sot gjithë bregdetit shqiptar, duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.Për të shmangur rreziqet që mund të sjellë ky mot i përkeqësuar, autoritetet detare u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në këtë fushë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve të mjeteve lundruese.

“Ndalime dhe kufizime

Ndalohen të gjitha lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datës 23 mars 2025. Drejtuesit e mjeteve detare duhet të marrin masa sigurie, duke marrë parasysh kushtet e vështira hidrometeorologjike.

Ndikimi në transportin detar

– Anijet e linjës Vlorë – Brindisi – Vlorë për pasagjerë dhe automjete anulohen deri pas përmirësimit të motit, pas orës 22:00 të datës 24 mars 2025.

– Anijet e linjës Durrës – Bari – Durrës pezullohet sot.

– Anija e linjes Ankona -Durres -Ankona do të operoje normalisht.

– Tragetet e linjes Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojne të operojne normalisht.

Përmirësimi i motit

Kushtet hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të përmirësohen pas orës 08:00 të datës 25 mars 2025.Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë operatorëve detarë dhe qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.”