Petrit Vasili u bën thirrje qytetarëve të Tiranës: Votoni Metën më 11 maj


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Ilir Metës në zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Vasili e cilësoi Metën si një “garant të përbetuar të pluralizmit” dhe një mbrojtës të palëkundur të demokracisë.

Sipas Vasilit, vota për Metën është më shumë se një mbështetje për një lider politik, por një “investim madhor në themelet e tronditura të pluralizmit”, të cilat, sipas tij, kanë nevojë për mbrojtës të fortë në këtë periudhë.

Ai kujtoi disa momente kyçe të karrierës politike të Metës, përfshirë refuzimin e kompromiseve me Fatos Nanon në 2001, grevën e urisë kundër ndryshimeve kushtetuese, si dhe rolin e tij në reformën në drejtësi dhe mbrojtjen e opozitës gjatë zgjedhjeve.

“Edhe rrëmbimi banditesk i tij nga Rama dhe drejtësia me regji është një goditje e diktaturës ndaj pluralizmit dhe një mbrojtësi të vendosur të tij siç është Ilir Meta”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

 

 

Vota per Ilir Meten eshte vote per misionarin e perbetuar te mbrojtjes se pluralizmit!

Vota per Ilir Meten eshte shume me shume se vota per nje lider politik.

Vota per Ilir Meten eshte nje vote per nje garant te perbetuar te pluralizmit politik, mekanizmin e vetem madhor, qe mban gjalle demokracine dhe shtetin e se drejtes si dy kolonat e ekzistences dhe jetes se çdo qytetari te thjeshte.

Ne shume momente te veprimtarise politike te tij te gjate Ilir Meta eshte vene shpesh perpara proves per te zgjedhur rruge te thjeshta dhe kompromise te leverdisshshme, qe sillnin mjaft te mira te castit apo perballje parimore dhe shume te forta per mbrojtjen e pluralizmit dhe historia eshte deshmitare qe Ilir Meta ka zgjedhur gjithmone te dyten pra mbrojtjen me cdo sakrifice te pluralizmit.

Askush nuk e ka harruar qe Ilir Meta nuk pranoi asnje kompromis me Nanon dhe manipulimin zgjedhor te Dushkut ne 2001 dhe pranoi zgjedhjen e Moisiut president te propozuar nga opozita si dhe dha doreheqjen si kryeminister vetem e vetem qe integrimi te mos pengohej dhe demokracia e pluralizmi te ecnin perpara.

Askush nuk e ka harruar greven e urise se Ilir Metes ne Parlament kunder ndryshimeve kushtetuese shkaterrimtare dhe ligjit spanjoll zgjedhor, qe godisnin shume rende pluralizmin, pasojat e tyre po i vuajne shume thelle edhe sot te gjithe shqiptaret.

Askush nuk e ka harruar qe Ilir Meta beri votimin me 140 vota te reformes ne drejtesi duke zhbere skenarin e shitblerjes se votave tedeputeteve ne parlament dhe duke qene i vetmi, qe beri opoziten te perfshihej duke gjetur kompromisin permes pranimit te rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias, pra duke gatantuar pluralizmin politik ne parlament.

Askush nuk e ka harruar qe Ilir Meta refuzoi prere dhe pa kompromis çdo aleance me Edi Ramen ne 2017 dhe nuk pranoi ne menyre absolute mbajtjen e zgjedhjeve pa perfshire opoziten, e cila ne ate kohe ishte mbyllur ne cader ne bulevard, bile ofroi edhe zgjedhjen e presidentit nga opizita si mundesi politike per perfshirjen e opozites kunder cdo interesi te tij vetjak vetem ne emer te pluralizmit

Askush nuk e ka harruar qe Ilir Meta si President i republikes shtyu zgjedhjet lokale vetem ne emer te pluralizmit dhe qe opozita te hynte ne zgjedhje.

Askush nuk e ka harruar qe ne diten e zgjedhjeve politike te 2021 ishte Meta i pari president ne historine e pluralizmit, denoncoi zyrtarisht krimet zgjedhore si dhe shkoi personalisht ne pikat me te nxehta te vendit per te siguruar zgjedhje te qeta dhe pa tensione qe mund te shkaktonin edhe humbje jete njerezish.

Askush nuk e ka harruar qe Ilir Meta si President i Republikes shpalli ne 2022 zgjedhjet ne kater Bashki te vendit duke mbrojtur shume fort pluralizmin dhe tentatives per te asgjesur Levizjen e rithemelimit te Partise Demokratike te drejtuar nga z.Berisha,duke i dhene asaj edhe mbeshtetjen zyrtare permes logos dhe firmes LSI ne ate kohe, qe rezultoi me fitoren historike te z.Bardh Spahia si kryetar bashkie i opozites se vertete.

Askush nuk e ka harruar qe Ilir Meta si presidenti Partise se Lirise i dha mbeshtetje totale politike dhe juridike permes logos dhe firmes se partise se tij per Rithemelimin e drejtuar nga Z.Berisha per te konkuruar ne zgjedhjet lokale 2023 kur Basha dhe Rama ne aleance me njeri tjetrin ben gjithshka per te asgjesuar Rithemelimin, z.Berisha dhe opoziten e vertete.

Edhe rrembimi banditesk i tij nga Rama dhe drejtesia me regji eshte goditje e diktatures ndaj pluralizmit dhe nje mbrojtesi te vendosur te tij sic eshte Ilir Meta.

Pra sot vota per Ilir Meten eshte nje investim madhor ne themelet e tronditura te pluralizmit, i cili ka nevoje sot me shume kurre per garante te medhenj dhe mbrojtës misionarë te vertete si ai.