Pranga dy të rinjve në Durrës, u kapen 3.5 kg kanabis


Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen për shitje lëndësh narkotike.

Gerald Kuqi e Ardis Kraja janë  prangosur gjatë operacionit “Spring”, gjatë të cilit u kapën 3.5 kilogamë kanabis.

Në Tiranë, prokuroria ka çuar për gjykim vëllezërit Mario e Andi Roshi të cilët akuzohen se i përdornin qendrat e masazhit që administronin për prostitucion.

“Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata sekuestroi pasuritë e vëllezërve; ‘Njësi’, sipërfaqe 34m2; ‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’; ‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volksëagen’ dhe ‘Scoda Octava’.” – thuhet në njoftimin e prokurorisë.