Kryeministri Rama u kërkoi operatorëve turistikë që të dekarojnë netët e qëndrimeve të turistëve në hotelet e tyre për të shmangur kontrollin e autoriteteve.
Gjatë një takimi me kryebashkiakët e zonave bregdetare dhe operatorët turistikë, ai tha se këta të fundit po bëjnë hile duke shmangur detyrimet ligjore e financiare.
“Ka hile të madhe që e bëni të tërë ju. Hile me deklarimin e netëve të fjetjes. Nga 10 milionë turistë që kanë vizituar Shqipërinë në 2023, 3.9 milionë netë qëndrimi janë pak problem. E kemi studiuar dhe me ekspertizë të huaj. Do t’ju japim mundësinë që të bëni paradeklarim. Për periudhën 1 maj – 30 shtator, nëse nuk doni kontrolli e të fokusoheni tek klientët e jo inspektorët, një nivel shfrytëzimi 65% në bazë të dhomave. Për atë nivel do të paguheni tek bashkia. E dimë që niveli minimal i shfrytëzimit është më i lartë por duam ta nisim nga ky nivel. Na intereson formalizimi i sektorit. Nga 1 tetori – 30 prill në nivel 20%. Prapë ju do dilni me fitim ekstra përtej të cilit ju takon por kjo është fazë. Përgatituni se në 2026 nuk keni nga të lëvizni. Do fusim platformën digitale e-vizitors dhe bëhet e pamundur të ketë shmangie për infrastrukturën hoteliere.” – tha Rama.