Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive për rritjen e sigurisë rrugore, duke arrestuar/proceduar 37 shtetas gjatë javës së fundit.
Ndër ta, 8 për drejtim në gjendje të dehur, 6 për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 3 për drejtim pa leje.
Gjithashtu, janë vendosur 12,852 gjoba, janë bllokuar 17 automjete dhe janë tërhequr 20 mjete të parkuara gabimisht.
Njoftimi:
Policia Rrugore e Tiranës Vijojnë monitorimet dhe kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë kësaj jave janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë 37 shtetas konkretisht:
-8 shtetas të arrestuar për drejtim automjetit në mënyrë të parregullt(gjendje të dehur);
-6 shtetas të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
-3 shtetas të arrestuar për drejtim automjetit në mënyrë të parregullt (pa leje drejtimi);
-11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
-6 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjeti në mënyrë parregullt (pa leje drejtimi)
-1 shtetas i proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjetit nën efektin e alkoolit;
-1 shtetas i proceduar në gjendje të lirë për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike;
-1 shtetas i kapur në kërkim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, gjatë javës janë vënë 12 852 masa administrative, për shkelje të ndryshme rrugore, janë tërhequr karrotrec 20 automjete që kishin zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, si dhe janë bllokuar 17 automjete për shkelje të ndryshme rrugore.
Më tej, është ushtruar kontrolluar ndaj 64 kamionëve dhe autobetoniereve, ku është marrë masë administrative për shkelje të ndryshme rrugore për 5 drejtues kamionësh dhe 3 drejtues autobetonieresh.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe të mos parkojnë në hapësirat e dedikuara për mjetet e transportit publik apo ku bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.