Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit shqiptarë që të respektojnë vizat e marra dhe rregullat e emigracionit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo theksonse DASH do e bëjë SHBA-në më të sigurt përmes politikave më të rrepta dhe vizat do kontrollohen vazhimisht duke paralajmëruar shkelësit për heqjen e vizave dhe dëbimin e tyre.
“Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më të rrepta. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë. Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë.” – shkruan postimi i ambasadës në rrjete sociale.