Digjet banesa në Bulqizë, ndërron jetë i moshuari


Banesa e një pallati në lagjen e vjetër në Bulqizë është përfshirë nga flakët dhe ka shkaktuar një viktimë.

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë pikasur tymin e zjarrit qe po depërtonte nga dritaret të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje për fikjen e zjarrit.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e të  moshuarit nga banesa i cili ishte në gjendje të rëndë duke e dërguar drejt spitalit të Bulqizës. 

Njoftimi:

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.10, në qytetin e vjetër Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit“, thuhet në njoftimin e policisë.