Gjobitet drejtuesi i kamionit, kreu manovra të gabuara në autostradën Tiranë-Durrës


Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një kamion u filmua duke kryer manovra të rrezikshme në autostradën Durrës-Tiranë, policia ka ndërhyrë duke gjobitur drejtuesin e mjetit.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer verifikimet dhe ka vendosur masën administrative prej 20 000 lekësh ndaj shoferit, bazuar në nenin 350 të Kodit Rrugor.

Njoftimi:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në një rrjet social, për një drejtues kamioni i cili kryen manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë, ju informojnë se:

Policia Rrugore e Tiranës, ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka vendosur masën administrative 20 000 të rinj, sipas nenit 350 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të kamionit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.