Grupet e majta me financime të errëta presion senatorëve demokratë, u kërkojnë të luftojnë industrinë e naftës


Majtas senatori demokrat Chuck Shumer, djathtas kongresmeni demokrat Jeffries

Grupet mjedisore me lidhje me organizatat anti-izraelite, Partinë Komuniste Kineze dhe megadonatorët miliarderë po i bëjnë presion lidershipit demokrat të Kongresit për të ndjekur një axhendë të “mosdhënies imunitet” për industrinë e karburanteve fosile.

“Ne bëjmë thirrje për të nxitur anëtarët demokratë të Dhomës dhe Senatit që në mënyrë proaktive dhe afirmative të kundërshtojnë çdo propozim që do mbronte kompanitë e karburanteve fosile nga numri në rritje i padive ligjore dhe legjislative për t’i mbajtur ato përgjegjëse për rolin e tyre në krizën klimatike,” shkruan një letër nga pothuajse 200 grupe mjedisore drejtuar senatorit demokrat Chuck Schumer.

Nënshkruesit përfshijnë Koalicionin e Veprimit Popullor Westchester (WESPAC), një sponsor fiskal i Studentëve për Drejtësi për Palestinën, një grup pro palestinez që ka orkestruar dhjetëra protesta anti-izraelite që nga sulmi terrorist i 7 tetorit.

Fox News raportoi më parë për lidhjet financiare midis WESPAC dhe megadonorit liberal George Soros. WESPAC, financimi i të cilit është kryesisht i panjohur, ka mbështetur retorikën anti-izraelite për vite me radhë, duke përfshirë akuzimin e qeverisë për “aparteid”, “spastrim etnik”, “dënim kolektiv” dhe “krime lufte”, sipas OJQ-së Monitor.

Një tjetër letër-nënshkrues ishte Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore (NRDC), një nga grupet më të mëdha mjedisore të vendit, i cili është akuzuar nga anëtarët republikanë të kongresit se ka lidhje “të konsiderueshme” me Partinë Komuniste Kineze.

Presidenti dhe  kreu i NRDC, Manish Bapna, është anëtar i Këshillit të Kinës për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Mjedisin dhe Zhvillimin, një “platformë për bashkëpunimin dhe zhvillimin e politikave midis studiuesve kinezë dhe atyre ndërkombëtarë”.

Senatori Ted Cruz dhe kongresmeni James Comer i dërguan një letër prokurorit të përgjithshëm në vitin 2023 për të hetuar NRDC, duke thënë se “po vepron si zëdhënës për propagandën kineze, duke sinjalizuar se ajo ose merr direktiva nga Partia Komuniste Kineze ose se është e gatshme të vetëcensurohet për të mbajtur një marrëdhënie pozitive me regjimin komunist”.

Senatori demokrat Schumer

Bob Deans, zëdhënësi i NRDC, i tha Fox Neës në një deklaratë: “Kjo letër pohon një parim të thjeshtë: ndotësi paguan për dëmin që shkakton. Industria e karburanteve fosile nuk duhet të përjashtohet nga pagesat për dëmin që shkakton ndotja e saj; njëlloj si çdo industri tjetër. Familjet nuk duhet të paguajnë çmimin për këtë ndotje të keqe që po dëmton shtëpitë, kuletat, shëndetin dhe fermat tona.”

“NRDC është një grup i pavarur, jofitimprurës, me interes publik që punon të përballet me krizën klimatike dhe të mbrojë mjedisin dhe shëndetin publik. Kur ndërtojmë pozicionet tona institucionale – në Shtetet e Bashkuara, Kinë dhe kudo tjetër në botë – ne mbështetemi te drejtuesit tanë të lartë me qendër në SHBA dhe bordi i të besuarve të pavarur, dhe askush tjetër.

Grupet e financuara nga jashtë, Extinction Rebellion dhe Qendra për Integritetin Klimatik (CCI) iu bashkuan letrës drejtuar udhëheqjes Demokratike.

CCI, në formulimin e tyre 2022 990, promovoi idenë “që ndotësit e klimës duhet të mbahen financiarisht përgjegjës për dëmet klimatike që kanë shkaktuar qëllimisht në qendër të debatit për klimën”.

Grupi, i cili mori një grant prej mbi 1 milion dollarë nga Fondi i Familjes Rockefeller i mbështetur nga miliarderët në 2018, tha se ata mbështesin “hetimet e Kongresit të ngritura për të shfaqur mashtrimin historik dhe të vijueshëm të klimës në industrinë e naftës dhe gazit”.

Fondacioni i Fondit të Investimeve për Fëmijë, i bashkëthemeluar nga miliarderi evropian Christopher Hohn, dhuroi 7 milionë dollarë për CCI nga janari 2018 deri në shtator 2020 në një përpjekje “për të përshpejtuar veprimin kundër ndryshimeve klimatike duke mbështetur çështjet gjyqësore që promovojnë zbutjen, përshtatjen dhe elasticitetin e ndryshimeve klimatike”.

Grupi Extinction Rebellion ka qenë përgjegjës për një listë të gjatë përpjekjesh për të dëmtuar jetën publike të qytetarëve, përfshirë bllokimin e një pistë ajrore, bllokimin e trafikut dhe ndërhyrjen në turneun US Open të tenisit në 2023.

Kongresmeni demokrat Hakeem-Jeffries

Një tjetër grup mbrojtës mjedisor, 350.org, financohet nga Bloomberg Philanthropies, një grup në pronësi të biznesmenit miliarder Michael Bloomberg, i cili, në tetor, u bë donatori i dytë më i madh individual në fushatën presidenciale të zëvendëspresidentes demokrate Kamala Harris.

Grupi financohet nga Fondacioni Tides, një grup që sponsorizon financiarisht grupe pro-palestineze, siç është Projekti i Drejtësisë Adalah, një grup mbrojtës i udhëhequr nga palestinezët. Fox Neës Digital ka raportuar më parë se Fondacioni Tides u ka dhënë miliona organizatave liberale që kanë organizuar protesta pro-palestineze.

Fondacioni mbështet financiarisht disa grupe të listuara si nënshkruese në letrën drejtuar Jeffries dhe Schumer.

“Tides është në dijeni të letrës që iu dërgua kongresmenit Jeffries dhe senatorit Schumer për t’i mbajtur kompanitë e karburanteve fosile përgjegjëse për rolin e tyre në krizën klimatike,” tha një zëdhënës i Fondacionit Tides për Fox News.

“Komuniteti ynë i projekteve, donatorëve dhe grantmarrësve të sponsorizuar financiarisht ka një gamë të gjerë perspektivash, duke përfshirë atë se si të mbrojmë dhe kujdesemi më së miri për planetin tonë.”

Deklarata vijoi: “Në Tides, ne vlerësojmë dhe mbështesim qasje të ndryshme për çuarjen përpara të barazisë. Ne punojmë ngushtë me partnerët tanë për t’u siguruar që ata t’u përmbahen udhëzimeve të përshkruara në manualin tonë dhe ne dënojmë gjuhën e urrejtjes, dhunën, antisemitizmin dhe islamofobinë në çfarëdo forme. Tides nuk ka marrë kurrë para nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur ose ndonjë donator tjetër për të financuar protestat studentore në kampuset e univrsiteteve. Ne besojmë se çdo jetë e humbur për shkak të dhunës është padrejësi e thellë.”

Fox News Digital kontaktoi zyrat e senatorit Schumer dhe deputetit Jeffries.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Fox News

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani