Kërcënon Trump: 25% tarifë për çdo vend që blen naftë nga Venezuela


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të hënën se do të vendosë tarifa prej 25% për çdo vend që blen naftë nga Venezuela.

“Venezuela ka qenë shumë armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ndaj lirive që ne mbrojmë. Prandaj, çdo vend që blen naftë dhe/ose gaz nga Venezuela do të detyrohet të paguajë një tarifë prej 25% për çdo tregti që zhvillon me vendin tonë,” shkroi Trump në një postim në Truth Social, përcjell CNN.

Ai gjithashtu pretendoi, pa ofruar prova, se Venezuela ka dërguar qëllimisht dhe në mënyrë mashtruese kriminelë në SHBA, përfshirë individë të dhunshëm dhe anëtarë të bandës Tren de Aragua.