Elon Musk ka akuzuar një parti të madhe politike në Afrikën e Jugut se po nxit furishëm gjenocidin ndaj të bardhëve në vend.
Ai shkruan në X se një parti e madhe politike në vend, EFF (Economic Freedom Fighters), po nxit në mënyrë aktive gjenocidin ndaj të bardhëve në Afrikën e Jugut.
Ai ka postuar një video nga një tubim elektoral i partisë ku themeluesi dhe kreu i EFF-së këndon këngën “Vritini Boerët/Fermerët e Bardhë”.
“Shumë pak njerëz e dinë se ekziston një parti e madhe politike në Afrikën e Jugut që po nxit në mënyrë aktive gjenocidin e të bardhëve. Videoja e mëposhtme është e djeshmja. Një arenë e tërë brohoriste për vrasjen e njerëzve të bardhë. Një muaj më parë, qeveria e Afrikës së Jugut miratoi një ligj që legalizon marrjen e pronave nga të bardhët sipas dëshirës, pa pagesë. Ku është reagimi? Pse nuk ka mbulim nga mediat kryesore? Starlink nuk mund të marrë një licencë për të operuar në Afrikën e Jugut thjesht sepse unë nuk jam me ngjyrë. Si është e drejtë kjo?” – shkruan Musk në X.
Në një video të postuar në faqen “Western Decline” në X, kreu i partisë që shfaqet në video duke kërcyer e kënduar “Vritini Boerët/Fermerët e Bardhë”, i thotë gazetarit se toka duhet marrë dhe u duhet thënë fermeëve vendas dhe se nuk e garanton dot vrasjen e të bardhëve në të ardhmen “sidomos nëse gjërat shkojnë në mënyrën si nënkuptohet”.
Malema: Punësimi është te toka, le të marrim vendin, tokën tonë dhe të punojmë tokën tonë dhe unë urrehem për këtë..çfarë mendoj. Unë nuk e di se çfarë do ndodhë në të ardhmen, po ta them këtë. Unë nuk kam bërë thirrje për vrasjen e të bardhëve, të paktën për tani nuk garantoj dot.
Gazetari: E kuptoj po besoj e kupton se këtë video e sheh dikush sidomos pasi do shpërndahet në X njerëzit do tmerrohen. Tingëllon si gjenocid.
Malema: Qaj, qaj. Nuk po bjë thirrje për vrasjen e të bardhëve tani.Nuk jap dot garanci se kjo nu do ndodhë në të ardhmen sidomos nëse gjërat do shkojnë në mënyrën si nënkuptohet.
Akuzat e Musk ndaj partisë Luftëtarët e Lirisë Ekonomike (EFF) për promovimin e “gjenocidit ndaj të bardhëve” vjen pasi kreu i partisë Julius Malema udhëhoqi mbështetësit në këngën “Kill the Boer, Kill the Farmer” në një tubim për të përkujtuar Masakrën e Sharpeville të premten në Digën e Dlomos.
Akuzat e Musk, të postuara në X kanë tërhequr reagime të mprehta dhe kanë rindezur debate rreth reformës së tokës, tensioneve racore dhe lirisë së shprehjes në Afrikën e Jugut.