Shqipëria fiton përballë Andorrës


Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar përballë Andorrës në sfidat e vlefshme për kualifikueset për në Botërorin 2026.

Djemtë e drejtuar nga Sylvinho fituan me rezultatin 3-0 përballë skuadrës modeste të Andorrës në sfidën e luajtur në stadiumin “Arena”.

Golat për ekipin kuq e zi u shënuan nga Manaj (9’, 19’) dhe Uzuni 92’.

Pas dy ndeshjeve të luajtura nga grupin K, Shqipëria ka 3 pikë. Grupi kryesohet nga Anglia me 6 pikë e cila fitoi dy ditë më parë përballë Shqipërisë, ndërsa në vendin e tretë ndodhet Letonia me 3 pikë. Serbia nuk ka luajtur ende asnjë sfidë në këtë grup dhe Andorra që mbyll grupin me golavarazh negativ.

21:11: LIVE /  Manaj dyfishon rezultatin ndaj Andorrës

Rei Manaj ka shënuar golin e dytë për kombëtaren kuqezi.

Goli u shënua pas një veprimi individual të Armando Brojës brenda zonës së kundërshtarit duke pasuar për Manaj që goditi saktë në portë.

20:59: LIVE /  Zhbllokohet sfida ndaj Andorrës, shënon Manaj

Është zhbllokuar sfida në Arna Kuq e Zi përballë Andorrës.

Manaj ka shfrytëzuar një goditje jashtë zone të ekzekutuar nga Kristjan Asllani pas një faulli të shkaktuar ndaj Brojës.

Është zhbllokuar sfida në Arna Kuq e Zi përballë Andorrës.

Manaj ka shfrytëzuar një goditje jashtë zone të ekzekutuar nga Kristjan Asllani pas një faulli të shkaktuar ndaj Brojës.