Meta thirrje nga qelia: Meta për Tiranën – Garanci për demokraci


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindje dhe ka ndarë një video me mesazhet e urimeve që ka marrë.

Në videon e tij, Meta ka shpërndarë edhe një mesazh politik, ku bën thirrje që në qarkun Tiranë të votohet emri i tij, i cili ndodhet në listën e hapur të kryeqytetit në koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Statusi i Ilir Metës:

“Faleminderit nga zemra miqve dhe dashamirësve të shumtë për çdo urim dhe solidaritetin tuaj të jashtëzakonshëm!

Me votat tona plebishitare, le ta kthejmë 11 Majin në një Fitore Madhështore të Lirisë për Shqipërinë tonë Madhështore!

Voto Ilir Meta në Qarkun Tiranë!

Voto koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Meta për Tiranën – Garanci për demokraci.”