Për shkak të erës së fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës që nga mëngjesi i së dielës, në bllokun e banimit “Rilindja” ka rënë një pemë.
Pema është rrëzuar pranë segmentit rrugor, dhe aktualisht po punohet për prerjen dhe largimin e saj. Përveç pemës, janë rrëzuar edhe dy shtylla të ndriçimit rrugor.
Njëra është dëmtuar nga pema, ndërsa tjetra është tërhequr poshtë për shkak të kabllove të lidhura. Kabllot elektrike janë shtrirë në tokë, dhe punonjësit e OSHE po ndërhynë për t’i larguar ato nga segmenti rrugor.