
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka ulur qëllimisht TVSH-në për të inkurajuar formalizimin e aktiviteteve ekonomike, duke e bërë atë më të ulët se në rajon dhe Mesdhe.
Ai kritikoi disa sipërmarrës që nuk po e shfrytëzojnë këtë mundësi dhe njoftoi një skemë të re për strukturat hoteliere.
“Ne kemi ulur TVSH enkas, për të nxitur formalizimin. Është TVSH më e ulët në rajon e në Mesdhe. Prapë sipërmarrësit bëjnë sikur nuk kuptojnë.
Strukturat hoteliere të paguajnë 65 përqind parapagim, nëse nuk duan kontroll fare.
Kush paguan 65 përqind nga prilli në shtator, nuk do ketë kontroll fare. Kush do pranojë këtë marrëveshje, nuk do kenë asnjë kontroll. Nëse nuk e pranoni, do ketë kontrolle më të ashpra.”