Sërish vrasje në Vushtrri, dyshohet se pronari ekzekutoi punonjësen dhe më pas qëlloi veten


Të shtëna me me armë zjarri kanë ndodhur sërish në fshatin Stanoc të Vushtrrisë në Kosovë.

Autoritetet kanë thënë se dyshohet që një burrë 58-vjeçar me inicialet A.M., fillimisht ka vrarë një grua 42-vjeçare me inicialet N.H., dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas dyshimeve paraprake, pronari ka vrarë punonjësen dhe më pas veten.

“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka njoftuar prokuroria e Mitrovicës.

Një familjar i të ndjerës, Rrahim Ajeti, ka thënë se viktima ka qenë rreth 40-vjeçare dhe në të kaluarën ka punuar së bashku me bashkëshortin e saj në furrën  bukës, në pronësi të autorit të krimit.

 

 

Sipas një informate jo zyrtare, shkaku është xhelozia pse ka shkuar në tjetër vend për të punuar dhe e ka lënë këtu. Kjo është”, ka thënë i afërmi i viktimës.

Kujtojmë se një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.