Kombëtarja shqiptare do luajë sot sfidën e dytë për kualifikueset e botërorit 2026 përballë Andorrës.
Pak para nisjes është publikuar edhe formacioni zyrtar me të cilin do luajnë të besuarit e Sylvinios.
Në portë do luajë Strakosha, në mbrojtje Balliu, Ajeti, Gjimshiti dhe Aliji.
Në mesin e fushës do luajë Asllani, Shehu dhe Laçi.
Në sulmë do luajë Broja, Hoxha dhe Manaj.
Shqipëria luan kualifikueset në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, dhe Letoninë.