Sulmuesi i Liverpool-it, Luis Diaz, i ka bërë të ditur Barcelona-s se do të donte të transferohej te katalanasit këtë verë.
“Mundo Deportivo” thotë se kolumbiani e ka bërë të qartë përmes ndërmjetësve se ai do të mirëpriste mundësinë për t’u bashkuar me Barçën në fund të sezonit.
Diaz është i vlerësuar brenda Barçës, ku presidenti Zhoan Laporta dhe drejtori sportiv Deko janë të dy tifozë të lojtarit.
Marrëveshja e sulmuesit me Liverull-in zgjat deri në vitin 2027. Për momentin, Barça nuk ka fonde për të bërë një ofertë zyrtare, por mbetet shpresa mes Blaugranëve dhe kampit të Diaz se mund të gjendet një zgjidhje.