Gjatë takimit me të rinjtë sipërmarrës në Sarandë, kryeministri Edi Rama komentoi problematikën e shezlongëve në Ksamil, pas një denoncimi nga një i pranishëm, i cili tha se disa lokale po bëjnë kontrata fiktive me hotelet për të mbajtur hapësirat e plazhit.
Rama u shpreh me ironi për situatën, duke thënë se po pret shezlongë që të dalin mbi ujë dhe që pushuesit të notojnë me bombola oksigjeni për shkak të mungesës së hapësirës. Ai shtoi se në Ksamil, për shkak të afërsisë së shezlongëve, pushuesit mund të dalin nga pushimet me familje të reja.
Rama: Ti je në dijeni të kësaj lojë që po zhvillohet atje?
Punonjësi: Ksamili ka specifikë tjetër, se është i vetmi plazh i krijuar, se nuk ka hotele afër detit, dhe e kemi diskutuar dhe me ministren që duhet trajtuar pak ndryshe sepse për nga natyra që është e ndërtuar, është i krijuar, investuar nga njerëzit privat, dhe hotelet nuk janë afër detit dhe nuk e gjen dot kush është vija e parë dhe e dytë
Rama: Jam dakord me këtë që thua ti, por tani po pres shelzong uji në Ksamil, se deri te vija e ujit, po pres të bushet uji me shezlong, tip varkash, 1 mijë euro çmimi, të shtrihen në det, dhe noti të zhvillohet me bombola oksigjeni se do jetë plazhi i krijuar, ça muhabeti është ky tani?! A iku ora ë?
Se ky është si shqiponjë me dy koka, një kokë e ka në administrimin e Sarandës, po dhe një kokë e ka te hoteli i mamasë në Golem, di hallet, di dhe hilet.
Është kjo e vërteta, por është dhe e vërteta e vajzës… Duhet bërë një kompromis pozitiv për të pasur dhe pak hapësirë për ata që nuk duan të futen në regjimin e kazermës me shezlong. Unë nuk e di si ndodh, por ma ha mendja se po të futesh me familjen aty, në fund të 15-ditëshit del me ndonjë familje tjetër, se janë kaq kaq ngjitur…
Duhet bërë një gjykate për divorce në kohë reale, u ndava me këtë, u bashkova me atë, tani të bëjmë bashkimin e atij tjetrit me atë tjetrës që të gjithë të dalin të lumtur nga Ksamili.
Jam i bindur që me atë plazh që ka Ksamili, nuk e kemi ndjekur por po ta ndjekim se sa lindje ka në 9-mujorin pasi vijnë në Ksamil, jam i bindur se do ketë shumë lindje, se aty ku të fusin nuk e di çfarë mund të bësh tjetër.
Gjithë Ksamili është një krevat i madh!