Asocacioni për Gazetarët Shqiptarë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok në Shqipëri.
Kreu i Asocacionit, Isa Myraj, deklaroi se një vendim i tillë krijon një precedent të rrezikshëm, duke hapur rrugën për censurën e rrjeteve të tjera sociale dhe madje edhe mbylljen e internetit.
“Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cënon lirinë e shprehjeve dhe të drejtën ekonomike të qytetarëve shqiptarë.
Jemi besimplotë që anëtarët e GJK nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të tjera që do të vijnë më pas”, tha kreu i Asocacionit për Gazetarët Shqiptarë.