Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë me njëri tjetrin.
Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti tip Mitsubishi po dilte në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ishte në proces parakalimi, çka ka çuar në përplasjen e fortë mes tyre.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.